Trajnim & Zhvillim

Fit For Future

Komunikimi më i mirë ndërton njerëz, ekipe dhe biznese më të forta.

Çdo bisedë ka rëndësi. Mënyra si komunikojmë ndikon në mënyrën si drejtojmë, bashkëpunojmë, ndërtojmë besim dhe krijojmë rezultate. Fit For Future është një program Trajnimi & Zhvillimi për kompani, drejtues dhe profesionistë që duan të komunikojnë me më shumë qartësi, siguri dhe impakt.

Arlinda Causholli

Rreth programit

Zhvillojmë aftësitë njerëzore që qëndrojnë pas suksesit profesional.

I themeluar nga strategia e komunikimit, trajnerja dhe mentorja Arlinda Çausholli, Fit For Future ndërthur mbi dy dekada eksperiencë profesionale në komunikim me një metodologji praktike dhe interaktive.

Ne shkojmë përtej teorisë. Pjesëmarrësit punojnë me situata reale, ushtrime, raste konkrete dhe sfida komunikimi që i hasin çdo ditë në jetën profesionale.

Ta kthejmë atë që mësojmë në aftësi që përdoren realisht.

Çfarë zhvillojmë

Fusha të fokusuara trajnimi

Fusha trajnimi që forcojnë mënyrën si njerëzit komunikojnë, drejtojnë, bashkëpunojnë dhe performojnë.

01

Komunikim & Aftësi Ndërpersonale

Të komunikosh qartë, të krijosh besim dhe ta përshtatësh mesazhin me njerëz dhe situata të ndryshme.

02

Lidership & Zhvillim Ekipor

Të drejtosh me vetëdije, të angazhosh njerëzit dhe të ndërtosh ekipe më të forta dhe efektive.

03

Të Folurit në Publik & Prezenca Profesionale

Të strukturosh idetë, të flasësh me siguri dhe të përcjellësh mesazhe që kuptohen dhe mbahen mend.

04

Inteligjencë Emocionale

Të kuptosh emocionet, të menaxhosh reagimet dhe të komunikosh me efektivitet, veçanërisht në situata me presion.

05

Menaxhim Konflikti

Të përballosh bisedat e vështira, mosmarrëveshjet dhe tensionet në punë me qartësi dhe kontroll.

06

Marrëdhënia me Klientin

Të ndërtosh marrëdhënie më të forta me klientët përmes empatisë, dëgjimit aktiv dhe komunikimit të qëllimshëm.

07

Zhvillim Profesional & Personal

Të forcosh vetëbesimin, përshtatshmërinë, reziliencën dhe aftësitë njerëzore që mbështesin rritjen profesionale.

Trajnime të personalizuara

Trajnime të ndërtuara rreth njerëzve tuaj.

Çdo organizatë është e ndryshme. Njerëzit, kultura dhe sfidat e komunikimit të saj janë gjithashtu të ndryshme. Formatet mund të variojnë nga sesione trajnimi njëditore të fokusuara deri te trajnime intensive dyditorë dhe programe zhvillimi të personalizuara.

  • Drejtues
  • Menaxherë
  • Ekipet
  • Profesionistë të Shitjes
  • Punonjës Frontline
  • Ekipet në kontakt me klientin

Eksperienca Fit For Future

Një trajnim nuk duhet vetëm të japë informacion. Duhet të ndryshojë diçka.

  • Mënyrën si dëgjojmë.
  • Mënyrën si flasim.
  • Mënyrën si drejtojmë.
  • Mënyrën si reagojmë nën presion.
  • Mënyrën si lidhemi me njerëzit.

Ky është Fit For Future.

10,000+pjesëmarrës në programet e trajnimit dhe zhvillimit Fit For Future

Eksperienca në veprim

Momente reale trajnimi

Sesione me ekipe dhe profesionistë nga biznesi, bankingu, aviacionit dhe programeve të zhvillimit.

Trajnim interaktiv
Public speaking
Sesion trajnimi
Zhvillim ekipor
Trajnim korporativ
Njerëz & kulturë

Na kanë besuar

Organizata dhe kompani që i kanë besuar punës

Organizata dhe kompani që i kanë besuar punës së Arlinda Çaushollit në trajnim dhe zhvillim.

Çfarë thonë pjesëmarrësit

Përshtypje të shkurtra nga salla

★★★★★
"Arlinda krijon një atmosferë ku ndihesh i dëgjuar dhe i motivuar. Nuk është thjesht trajnim komunikimi; është një proces zhvillimi personal."
Ina K.Profesioniste HR
★★★★★
"Profesionalizëm, energji pozitive dhe një metodologji që të përfshin nga minuta e parë."
Klajdi S.Zhvillim Biznesi
★★★★★
"Fit For Future ndryshoi mënyrën si e prezantoj veten dhe idetë e mia."
Erisa G.Oficere Komunikimi

Gati për të ndërtuar komunikues, drejtues dhe ekipe më të forta?

Le të krijojmë një eksperiencë trajnimi të ndërtuar rreth njerëzve dhe sfidave të organizatës suaj.

Shkarko Broshurën